Kërkime të reja në linjën e ushqyerjes vijnë nga komisioni i Codex Alimentarius, i drejtuar nga Fao (Food and Agriculture Organization) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka përcaktuar standarde të reja cilësie sa i takon ushqyerjes.Armiqtë e shëndetit tonë mund të gjenden në ushqime të cilat ne i konsumojmë çdo ditë, si qumështi për të sapolindurit, fetat e pjeprit të prera më parë, frutat e thata ose frutat e detit, raporton noa.al.
Në këtë raport publikohen të dhënat e reja dhe rreziqet me të cilat jemi përballur deri tani.
Më pak melaminë në qumësht
Reduktimi në maksimum i melaminës në qumështin për të sapolindurit. Substanca në fjalë është vdekjeprurëse nëse ka përqendrim të lartë, kjo substancë është përdorur në mënyrë të paligjshme për të rritur përmbajtjen proteinike përfshirë edhe në qumështin pluhur për fëmijët.
Komisioni i Codex ka vendosur kufirin në një maksimum prej 0.15 mg/kg në qumështin e lëngshëm për foshnjat, ndaj nënat duhet të tregojnë kujdes kur blejnë një produkt të tillë.
Fetat e pjeprit të prera
Një problem urgjent i raportuar lidhet me fetat e pjeprit të prera më herët, pasi në tulin e tyre ekziston një rrezik i madh për thithjen e baktereve, duke rrezikuar edhe në epideminë e salmonelës, ndaj duhen prerë në momentin e ngrënies.
Frutat e detit
Sipas këtij komisioni produktet me bazë peshkun, janë një rrezik i vërtetë për ushqyerjen.Nëpërmjet peshqve dhe produkteve të detit përhapen edhe viruse të ndryshme, sidomos kur ata nuk janë të freskët.
Rrezik prej tyre është edhe marrja e hepatitit A. Rekomandohet pjekja e mirë e tyre, ndërsa thuhet se peshqit dhe frutat e detit duhen marrë në zona ku ndotja e detit është në nivele të ulëta.
a.y/noa.al





Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: