Kryeministri i ri serb, bisedë telefonike me Nishanin
Transmetuar më 07.07.2012 00:51
Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar të premten me telefon me presidentin e porsazgjedhur të Shqipërisë, Bujar Nishani, për siç thuhet, çuarjen përpara të marrëdhënieve bilaterale.

Në përpjekje për t’i bindur vendet e rajonit se qeveria ardhshme e Serbisë nën drejtimin e tij do të angazhohet për ngritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe, dhe do të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit, ministri aktual i Policisë dhe mandatar për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiq ka biseduar sot me telefon me presidentin e ri të Shqipërisë Bujar Nishanin.

Në një kumtesë për opinion, Daçiq thuhet se si kryeministër i ardhshëm i Serbisë ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë.

“Është përcaktim i përbashkët që të avancohen marrëdhëniet tona dypalëshe në interes të paqes e të stabilitetit të rajonit” ka thënë Daçiq në kumtesë.

Daçiq njihet me presidentin Nishan qysh nga koha kur ai ka qenë ministër i Policisë së Shqipërisë.

Hollësi tjera nuk jepen nga kjo bisedë telefonike. Daçiq më herët ka biseduar me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, Maqedonisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.

Mediat nuk jepin detaje te tjera lidhur me çfarë kane biseduar Daçiq dhe Nishani. Ndërkaq, nga zyra e shtypit e Presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani nuk ka patur asnje deklarate lidhur me bisedën telefonike.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania