Lista e grekëve të vrarë nga shqiptarët dhe të huaj të tjerë gjatë 2012
Transmetuar më 08.07.2012 14:47
Athinë, Greqi, NOA.al - Policia greke ka publikuar një listë të plotë të vrasjeve të shtetasve grekë nga shtetasit e huaj dhe mes tyre ka renditur edhe ekzekutimet e grekëve të kryera sipas hetimeve, nga shtetas shqiptarë.

Kjo listë i përket vetëm gjashtë muajve të parë të vitit 2012, raporton noa.al sipas korrespondentit në Greqi që citon burime zyrtare nga Policia e Greqisë. Rezulton se gjatë këtyre gjashtë muajve janë 30 shtetas grekë që kanë humbur jetën të vrarë nga shtetas të huaj që jetojnë në Greqi.

Kryesisht viktimat janë burra dhe gra në moshë të thyer, të vrarë në përpjekje grabitjeje të banesave të tyre.

Më poshtë gjeni vrasjet të cilave u identifikohen shqiptarët dhe të huaj të tjerë si autorë

13 janar

Rethimno

Një grua 74 vjeçare gjendet e vrarë pasi më parë ishte përdhunuar. Autori, një rumun.

19 janar

Langada

Vritet një 17 vjeçare vendase dhe një vajzë 16 vjeçare shqiptare nga zona e minoritetit grek në Shqipëri. Autorët, pesë meshkuj me ngjyrë (komuniteti egjiptian), ende në kërkim.

23 janar

Avlidha

Një burrë 67 vjeçar grek, vritet me automatik tip Kallashnikov. Autori, një shqiptar.

23 janar

S’himatari

Një burrë 57 vjeçar grek, shofer taksie, gjendet i vdekur brenda makinës së ndezur, në një rrugë fshati pranë autostradës, therur me thikë në fyt. Autori, një rumun.

24 janar

Vurvura, Arkadhia

Një burrë 77 vjeçar grek ekzekutohet nga katër persona që ishin të regjistruar tek autoritetet si emigrantë ekonomikë. Autorët, katër shqiptarë.

13 shkurt

Krinida, Seres

Një burrë 72 vjeçar grek gjendet i vdekur pasi ishte mbytur. Autori, një bullgar.

2 mars

Janinë

Një burrë i moshuar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij. Autorët, shtetas shqiptarë, ende në kërkim.

10 mars

Kozani

Një burrë 50 vjeçar grek, punonjës i DEI (Ndërmarrja Elektrike Greke), gjendet i vrarë. Autorët, dy emigrantë, një shqiptar 29 vjeç dhe një rumune, grua 49 vjeçare.

28 mars

Shën Stefan, Atikë – Athinë

Një burrë 45 vjeçar grek vdes në shtëpi nga atak kardiak, menjëherë pas sulmit brenda banesës nga tre persona të maskuar, grabitës. Autorët ende në kërkim.

17 mars

Arahtos, Janinë

Shtetasi grek, Asterios Jovanudis, shofer kamioni 36 vjeçar, gjendet i vrarë pranë një ure. Autorët pas grabitjes u zhdukën, ende në kërkim.

22 mars

Iraklio, Kretë

Sofia Kornaraki, një grua greke 85 vjeçare, përdhunohet, grabitet dhe më pas vritet. Autorët, atë e bir shtetas rumunë, përkatësisht 45 dhe 18 vjeç. Kur u kapën, dukshëm ishin gjakftohtë dhe të papenduar.

24 mars

Volos

Vritet një grua greke 84 vjeçare. Autorët, emigrantë të huaj të shpallur në kërkim.

26 mars

Langada

Një burrë grek 78 vjeçar gjendet i vrarë në shtëpi. Autorët, grabitës, emigrantë të huaj të shpallur në kërkim.
16 prill

Grevena

Një fermer 78 vjeçar grek gjendet i vrarë. Autori, një shtetas shqiptar.

20 prill

Ilia

Gjendet i vrarë një burrë 84 vjeçar grek. Viktima më parë ishte torturuar, pasi që ishte gjysmë i zhveshur, i lidhur dhe me gojën të mbyllur dhe ishte rrahur me drunj. Autorët, dy shtetas shqiptarë, 48 dhe 28 vjeçar. Kur u kapën treguan se kishin dëgjuar që plaku kishte shumë para dhe synuan ta grabisin.

23 prill

Aitoloakarnania

Vritet një shtetas grek 49 vjeçar, banor vendas. Autori, një emigrant shqiptar, 44 vjeçar.

2 maj

Janinë

Ekzekutohet 67 vjeçarja greke, Kaiti Duvli. Vrasësit, katër burra dhe një grua, më parë e kishin torturuar dhe më tej i morën jetën. Autorët, shtetas nga Gjeorgjia.

19 maj

Patra

Ekzekutohet shtetasi grek, Thanasi Lazana. Autorët, afganë.

27 maj

Pilio

Një grua 81 vjeçare greke ekzekutohet pas synimit për grabitje, në Shën Laurent. Vrasësit, e torturuan derisa i morën jetën. Autorët, grabitës, emigrantë të huaj të shpallur në kërkim.
1 qershor

Kaisariani

Një shtetas grek 30 vjeçar ekzekutohet kurse vëllai i tij plagoset rëndë me armë Kallashnikov. Policia dyshon për vrasës nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik.

3 qershor

Lamia

Një burrë 74 vjeçar ende lufton me vdekjen pasi disa grabitës hynë në banesën e tij dhe e plagosën rëndë në përpjekje për ta plaçkitur.

4 qershor

Kavala

Një burrë 77 vjeçar grek gjendet i vrarë pasi më herët ishte torturuar. Autorët, grabitës, emigrantë të huaj të shpallur në kërkim.
8 qershor

Patra

Ekzekutohet shtetasja greke Rexhina Papandreu, një arsimtare. U ther me 20 thika me qëllim që të torturohej para se ti prisnin fytin për ti shuar jetën. Autorët, sipas policisë emigrantë të huaj të shpallur në kërkim.
13 qershor

Renti

Spiro Pukamisa ekzekutohet në një përpjekje për grabitje. Policia dyshon për vrasës nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik.

18 qershor

Korinthi

Katër persona, rreth orës 03.00 hyjnë në shtëpinë ku jetonte një çift i moshuar dhe vajza e tyre. Plagosën rëndë burrin 82 vjeçar me kondak pushke që gjetën në shtëpi, plagosën rëndë gruan e tij 92 vjeçare dhe vajzën e tyre 61 vjeçe. Burri 82 vjeçar ndërroi jetë. Autorët, grabitës, emigrantë të huaj të shpallur në kërkim.
18 qershor

Thermi, Selanik

Një burrë 60 vjeçar gjendet i vdekur. Autor, një shtetas i huaj.

21 qershor

Rodhos

Një grua 61 vjeçare gjendet e vdekur. Autor, një shtetas i huaj.

21 qershor

Komotini

Një grua 84 vjeçare gjendet e vrarë brenda shtëpisë. Autor, një shtetas i huaj.

28 qershor

Pangrati, Athinë

Një burrë 82 vjeçar gjendet i vdekur. Autor, një shtetas i huaj.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Agron Postuar me 2012-07-12 04:29:54
Sa lista e shkurter qenka!!!! Postone listen e krimeve ndaj Shqipetarve, besoj se do ju bllokon edhe serveri sa e gjate qe eshte..
Bran Zotaj Postuar me 2012-07-11 12:16:45
ca jan keto budalliqe keshtu? kaq gomer jeni ju te postoni ket lloj gjona? a skeni nder? sa shqiptar jan vrar, rrahur, diskrimuar sepse jan gjak shqiptar?

kur te kthesh shpinen kunder gjakut tend.
Gezimi Postuar me 2012-07-10 04:40:15
Te lumte Vis. Lista e shqiptarve te vrare, vetem nga Greket eshte shumefish me e madhe, e mos te flasim, per ndonje liste me shqiptaret te vrare nga shkijet.

Ju pershendes, Gezimi, Ferizaj.
vis Postuar me 2012-07-09 09:02:54
Tani beni dhe ju nje liste me shqiptaret e vrare nga greket.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania