Aksident në Gjirokastër, një i vdekur dhe dy të plagosur
Transmetuar më 11.07.2012 09:17
Gjirokastër, 11 korrik 2012, NOA – Një 24-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur sot në një aksident automobilistik në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në vendin e quajtur Terihat. Aksidenti ka ndodhur kur një xhip me targa greke ZKY 4154 është përplasur me një kamion me targa SR 7256 B.

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e foristradës, Kostandin Mboqe 24 vjeç. Të plagosur kanë mbetur pasagjerët që ndodheshin në makinë, bashkëshortja e viktimës Elda Gjergji 24 vjeç dhe kushëriri i saj Kristo Billo 23 vjeç.

Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, pas ndihmës që kanë marrë në spitalin e Gjirokastrës. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

a.k/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania