Asnjë autor për shpërthimin te "Kongresi i Lushnjes"
Transmetuar më 12.07.2012 12:16
Foto ilustruese
Tiranë, 12 korrik 2012, NOA – Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur gjatë natës banorët e rrugës “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 02.30, në rrugën “Kongresi Lushnjes”, në shesh pushimin e katit të VI, në afërsi të derës së banesës së shtetasit Gani Bajram Qatipi, 54 vjeç, banues në Tiranë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Policia e Tiranës duke dhënë detaje për ngjarjen bën me dije se pas shpërthimit, në vendngjarje kanë vajtur menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, shërbime të Sektorit kundër Krimeve të Rënda dhe ata të Njësisë Speciale të Antieksplozivit, të cilët po hetojnë për ngjarjen.

Policia bën me dije se një grup i posaçëm hetimor po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje dhe identifikimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.

Po punohet sakaq edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të pyetur nga grupi hetimor familja Qatipi ka dëshmuar se nuk kanë asnjë konflikt me persona të tjerë.

mit/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania