Gjendet celular bombë në Durrës, nuk dihet objektivi
Transmetuar më 12.07.2012 14:08
Durrës, 12 korrik 2012, NOA – Në rrethrrotullimin e Shkozetit, në Durrës pranë një karburanti është zbuluar një pako që dyshohet të jetë celular bombë, raporton noa.al.

Telefoni i mbështjellë që dyshohet të jetë me eksploziv, është gjetur mesditën e të enjtes nga punëtorët e karburantit.

Forca të shumta të policisë së qytetit bregdetar kanë rrethuar tërë zonën, ndërkohë pritet që ekspertët xhenierë të çaktivizojnë bombën.

Edhe pse u gjet pranë karburantit, nuk është zbuluar ende se cili është objektivi për vendosjen e kësaj bombe me celular, e cila kishte një fije në mbështjellje që pritej të aktivizohej përmes një telefoni tjetër.

Policia po heton për ngjarjen, e cila ka tronditur banorët e lagjes 14 në Shkozet, në dalje të qytetit të Durrësit. Vijon...

mit/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania