Presdent
zgjedhur
Republkës,
Bujar
Nshan
LAJME DITE
Tiranë, 12 korrik 2012, NOA - Presidenti i zgjedhur i Republikës, Bujar Nishani ka marrë mesazhe urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, Presidenti i Sllovenisë, Danilo Türk dhe Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö, raporton noa.al.
Në mesazhin e tij drejtuar zotit Nishani Lamberto Zannier i shpreh urimet e përzemërta për zgjedhjen në detyrën e Presidentit të Republikës.
“Më lejoni t'ju siguroj për gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm me qeverinë e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Zyrës së Prezencës së OSBE-së në vendin tuaj”, shkruhet në mesazhin e Zannier.
Në mesazhin e urimit Presidenti i Sllovenisë Danilo Türk shpreh kënaqësinë që në 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëria dhe Sllovenia kanë ndërtuar marrëdhënie miqësore dhe një bashkëpunim konstruktiv.
“Me këtë rast më lejoni të shpreh dëshirën për zhvillimin e suksesshëm të marrëdhënieve tona në të ardhmen. Besoj se kontaktet aktive mes dy qeverive dhe popujve do të mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale. Ritheksoj angazhimin e Sllovenisë për të mbështetur progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian”, shprehet presidenti slloven.
Ndërkohë, Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö i përcjell urimet presidentit të zgjedhur Nishani duke i uruar sukses në kryerjen e kësaj detyre të lartë.
“Kam mundësinë me këtë rast të shpreh kënaqësinë e madhe për marrëdhëniet e mira mes të dy vendeve. Mirëpres forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona si në planin bilateral dhe atë multilateral”, shprehet Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö.
mit/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: