Hillary
Rodham
Clinton
LAJME DITE
Tiranë, 12 korrik 2012, NOA – Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Rodham Clinton i ka dërguar një letër falenderimi dhe urimi ministrit të Ekonomisë Edmond Haxhinasto ku e uron për marrjen e detyrës së re në këtë dikaster.
Në letër, Sekretarja Clinton shprehet se ka patur kënaqësi që ka bashkëpunuar me zotin Haxhinasto gjatë dy viteve kur ky i fundit ishte në krye të diplomacisë shqiptare, kohë gjatë cilës janë fuqizuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në këtë kontekst, zonja Clinton shprehet se Edmond Haxhinasto gjatë dy viteve demonstroi aftësitë si lidership për të çuar përpara kauzën e përmirësimit të marrëdhënieve në vendet e rajonit.
“Me marrjen e përgjegjësive të reja në shërbim të popullit shqiptar, kam besimin se Qeveria e Sh.B.A do të ketë fatin e mirë të vazhdoj të punoj afër me Ju si Ministër i Ekonomisë. Dëshiroj t’ju përgëzoj për arritjet tuaja si Ministër i Punëve të Jashtme. Në mënyrë të veçantë, çmoj punën që keni bërë për të demonstruar lidership për të avancuar kauzën e përmirësimit të marrëdhënieve të vendeve të rajonit. Ju falënderoj për mbështetjen e plotë ndaj angazhimeve të përbashkëta për të drejtat e njeriut brenda Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, përpos forumeve të tjera ndërkombëtare, dhe së fundmi në rolin e Presidencës së Këshillit të Europës”, thekson Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Rodham Clinton, duke i uruar Haxhinastos fat në pozicionin e Ministrit të Ekonomisë dhe në angazhimet në të ardhmen.
mit/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: