LAJME DITE
Prizren, 15 korrik 2012, NOA – Filmi shqiptar “Dita e fundit e Loro Shestanit” me regji të regjisorit kosovar Sokol Keraj është nderuar me çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DOKUFEST “, i mbajtur prej disa ditësh në Prizren të Kosovës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Për çmimet e këtij festivali të përvitshëm garuan filma në shtatë kategori të ndryshme.
Çmimi i Publikut i takoi filmit “Dita e Fundit e Loro Shestanit”, i regjisorit Sokol Keraj.
Në kategorinë e Filmave për të Drejtat e Njeriut çmimin e mori “Call me Kuchu” me regji të Katherine Fairfax Wright, Malika Zouhali-Worrall.
Juria për këtë kategori përbëhej nga shkrimtari dhe politikani Ben Blushi, Ozge Calafato dhe Angel Snachez.
Në garën për Filmat mbi Mjedisin u shpall fitues filmi “Just do it-A tale of modern day outlows”, i regjisores Emily James.
Në jurinë e kësaj kategorie bënin pjesë Christine Hille, Kushtrim Ahmeti, Mexhide Spahija.
Si Video amatore për Mjedisin u shpall fituese ajo e realizuar nga Briljant Pireva.
Ndërkohë garën si Filmi më i mirë i Shkurtër e fitoi “Could See a Puma” i realizuar nga regjisori Eduardo Williams.
Juria për këtë kategori përbëhej nga Bujar Alimani, Karen Rais-Nordentoft, Mikhail Zheleznikov.
Çmimi Special i Jurisë shkoi për filmin “Silent”, i regjisorit Rezan Jeshilbash, i përzgjedhur si fitues nga juria e përbërë nga Bujar Alimani, Karen Rais-Nordentoft, Mikhail Zheleznikov.
Ndërkohë çmimi i Mirënjohjes Speciale shkoi për filmat “Frozen Stories”, me regji të Gregorz Jarszuk dhe “Sunny Boy: i regjisores Jane Gull.
Në garën për Filmat Kombëtarë fitoi filmi me titull “Matanë lumit” me regji të Sabir Kanaqit.
Ai u përzgjodh fitues nga juria me Stefan Stub, Nurhan Qehaja, Alush Gashi.
Gara e Filmave Dokumentarë të Ballkanit shpalli fitues filmin “Sofia’s last ambulante” i regjisorit Llian Metev.
Ndërsa si Best Balkan Newcomer u përzgjodh filmi “Nije ti zigot pjesa havaja” i regjisores Dana Budisavlevic.
Juria e kësaj kategoriee kishte në mesin e saj Cinta Pelea, Srdjan Keca, Marta Andreu. Balkan Documentary Center, Best Pitch u shpall dokumentari “They call them jazz”, i realizuar nga regjisoret greke Marineta Mak Kritikou, Yiota Skouvara.
Dokumentari më i Mirë Ndërkombëtar me Metrazh të Shkurtër u zgjodh “Sack barroë”, i regjisorit Ben Rivers, i përzgjedhur nga një juri e përbërë nga aktori i famshëm Mads Mikelsen, Martin te Pas, Jose Rodriguez, Samira Makhmalbaf, Elena Fortes.
Dokumentari më i Mirë Ndërkombëtar me Metrazh të Gjatë u shpall “Tea of electricity”, me regji të Jerome Le Maire.
Një tjetër çmimi i Mirënjohjes Speciale shkoi edhe për filmin “Platforma Luna”, i realizuar nga regjisori Yury Ancarani.
mit/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: