LAJME DITE
Tiranë, 17 korrik 2012, NOA- Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, për pasojë kthjellimet do të jenë dominuese, përjashtuar vranësira të lehta të cilat do të shfaqen në të gjithë territorin gjatë orëve të mesditës.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore Lindore të pranishme do të jenë sërish vranësira kalimtare. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita nuk do të ketë ndryshime duke ruajtur vlera konstante të tyre.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke bërë që dallgëzimi të jetë 2 ballë.
Europa
Edhe nesër, ishujt Britanike dhe Europa qendrore do të dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë, kjo si rezultat i vendosjes së një qendre ciklonare në veriperëndim të Europës si edhe kalimit të një sistemi frontal drejt këtyre zonave. Po ashtu me vranësira dhe shira do të paraqiten zona e alpeve, rajoni i balltikut dhe Europa lindore por shirat do të jenë në sasi më të pakta.
Ndryshe paraqitet moti në Europën jugore, juglindore, rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit ku moti i kthjellët do të jetë dominues gjatë gjithë ditës.
a.y/noa.al

Printo
Dergo

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: