Tiranë, 18 korrik 2012, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër vendi ynë do të vijojë me mot të qëndrueshëm. Kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë vendin, por duke iu afruar mesditës parashikohen kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin.
Po ashtu, pasditja dhe orët e mbrëmjes do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa zonat malore verilindore dhe juglindore do të kenë herë pas here vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime krahasuar me ditën e djeshme duke ruajtur të njëjta vlera konstante të tyre.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 34 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do jetë 2 ballë.
Europa
Kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik mes përmes Europës Qendrore duke u zhvendosur drejt vendeve të lindjes do të bëjë që në këto rajone vranësirat dhe shirat të jenë të pranishme. Shira më të dendur do të përjetojë Franca dhe pjesa Lindore e Gjermanisë. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbeten vendet Skandinave dhe ishujt britanikë, por në këto rajone shirat do të jenë me intensitet më të ulët. Prezenca e dy qendrave me presion të lartë atmosferik përkatësisht në Detin Mesdhe dhe një në Detin e Zi do të bëjnë që në këto rajone të dominojnë kthjellimet. Po ashtu me mot të kthjellët do të jetë edhe gadishulli iberik, ku temperaturat do të arrijnë deri në 37 apo 38 gradë celcius.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: