Vendimi i Qeverisë, miratohet lista e re e barnave me rimbursim
Transmetuar më 19.07.2012 06:26
Qeveria miratoi dje vendimin “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të kujdesit shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre”.

Vendimi, i propozuar nga Ministri i Shëndetësisë, ka si qëllim miratimin e listës së barnave që rimburosohen nga Instituti i Sigurimeve të kujdesit Shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre.

Sikurse dhe listat e mëparshme, edhe kjo listë është konceptuar në bazë të klasifikimit ndërkombëtar të sistemit ATC (anatomik, terapeutik dhe kimik) dhe përmban 413 barna, duke përbërë kështu listën më të gjatë të barnave për rimbursim.

Në këtë listë është aplikuar masa e mbulimit të çmimeve të barnave, që varion nga 50 % deri në 100%, duke patur parasysh disa kritere shkencore, me qëllim që ti japë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda;

Për sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; Për sëmundje të cilat shkaktojnë invaliditet; Për sëmundje që kanë rrezikshmëri për përhapje në shoqëri; Për sëmundje të cilat shkaktojnë shumë vuajtje; Për sëmundje kronike të cilat kërkojnë mjekim të zgjatur.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania