Shkup, 20 korrik 2012, NOA - Maqedonia vitin e ardhshëm pas zgjedhjeve lokale të planifikuara në muajin mars, në rast të fitores së opozitës do të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kjo është paralajmëruar nga lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski.
Porosia e tij u dha vetëm një ditë pasi që kreu i kësaj partie firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellët me PDSH-në si parti më të madhe opozitare shqiptare për zgjedhjet lokale 2013.
“Opozita do të bëj presione të vazhdueshme kundër pushtetit aktual që të korrigjohet. Ashtu që zgjedhjet lokale do të jenë referendum dhe në rast të fitores së opozitës, është legjitime që të kërkohen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka theksuar Cërvenkovski në një intervistë për televizionin 24Vesti.
Paralajmërimi i Cërvenkovskit sot nuk është komentuar nga partitë në pushtet. Nga ana tjetër, partitë opozitare shqiptare gjithashtu janë deklaruar se janë të gatshme për tu ballafaquar në zgjedhje të parakohshme.
noa.al/ina

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: