Ban Ki Mun arrinë në Kosovë
Transmetuar më 24.07.2012 08:21
Prishtinë, 24 korrik 2012, NOA- Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, sot arrinë për vizitë njëditëshe në Kosovë, me ç’rast pritet të takohet me zyrtarët e lartë të Kosovës dhe me përfaqësues të misionit të OKB-së në Kosovë.

Në kuadër të turneut të tij ballkanik, zyrtari i lartë i OKB-së, dje qëndroi në Beograd, me ç’rast u takua me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliqi, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Zoti Nikoliq, pos tjerash, i tha Ban Ki-munit, se Serbia do të kërkoj që “bisedimet me pushtetin e përkohshëm në Prishtinë, prej tash të udhëhiqen nën praninë e përfaqësuesve të OKB-së”.

Pas Kosovës, zoti Ban do të qëndroj në Maqedoni dhe Bosnjë Hercegovinë.

noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania