LAJME DITE
Serbi, 27 korrik 2012, NOA- Parlamenti i Serbisë votoi të premten, pas 12 orë diskutimesh e debatesh kryeministrin e ri të vendit.
Me 142 vota pro dhe 72 kundër, deputetët zgjodhën Ivica Daçiç, ish zëdhënësin e presidentit serb Slobodan Milosheviç, si kreun e ri të qeverisë së tyre.
Në fjalën e tij në Parlament, kryeministri i ri u shpreh se duhet të harrohet e kaluara dhe se do të orientohet nga e ardhmja, ndërsa mbështet pajtimin në rajon, vendosjen e marrëdhënieve më të mira me fqinjët, respektimin e Marrëveshjes së Daytonit dhe forcimin e marrëdhënieve me Republikën Serbe.
Qeveria e re serbe
Qeveria e re serbe përbëhet nga Partia Përparimtare e presidentit aktual Tomislav Nikoliç, Partia Socialiste si dhe disa parti të vogla të mbledhura rreth saj.
Po ashtu qeveria e re ka 17 ministri, ndërsa theksohet se për kryerjen e punëve të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, kishën dhe bashkësitë fetare, ashtu si edhe diasporën, do të formohen shërbime të posaçme.
Kosova dhe Serbia në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian kanë rënë dakort për 7 marrëveshje përfshirë edhe atë për menaxhimin e përbashkët të kufirit dhe përfaqësimit rajonal të Kosovës.
b.gj/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: