Tiranë, 30 korrik 2012, NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i bëri apel sot opozitës që të votojë më 6 gusht kufizimin e imunitetit. Kryeparlamentarja deklaroi se ky është momenti i duhur për të votuar. Ajo ka kujtuar se refuzimi i kësaj nisme do të mbarte përgjegjësi politike.
“Në historinë e parlamentit nuk ka pasur asnjëherë një dëgjesë më të mirë sesa ajo e 24 korrikut. 6 gusht është rasti për ti qëndruar diskutimeve të tyre, qoftë në mungesën e pandëshkueshmrisë, nëse ato gënjejnë kësaj radhe ato do marrin koston politike”,- deklaroi Topalli.
Deklarata e Topallit u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Abdulkarim Al Doghmi. Gjatë konferencës Topalli falenderoi Jordaninë edhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në OKB.
a.k/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: