Sali
Kutelli
LAJME DITE
Milano, 30 korrik 2012, NOA- Dy persona të akuzuar për vrasjen e shqiptarit 40 vjeçar Sali Kutelli, në 14 janar në Pavia të Italisë u vunë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme.
Të ndaluarit u identifikuan nga policia si dy italianë, të cilët e kishin ndjekur Kutellin gjatë rrugës dhe e kishin vrarë me të shtëna pistolete.
Hetimet e kryera nga policia italiane bën të mundur identifikimin e autorëve të mundshëm, 28 vjeçari Giuseppe Trimboli dhe 39 vjeçari Alessandro Notarangelo që të dy me banim në Pavia.
Siç informon noa.al, në bazë të hetimeve të policisë rezultoi se Sali Kutelli është vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës rrugës teksa ecte nga Pavia për në Milano.
Sa i përket të ndaluarit Trimboli rezultoi se 28 vjeçari është pjesëtar i njërës prej familjeve kalabreze që ka qenë në vijimësi e përfshirë në pazaret e drogës.
a.y/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: