Si pasojë e shamisë, sauditja rrezikon Olimpiadën
Transmetuar më 31.07.2012 08:54
Londër, 31 korrik 2012, NOA - Komiteti Ndërkombëtar Olimpik është në bisedime me komitetin olimpik të Arabisë Saudite dhe të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi bartjen e shamisë.

Mosmarrëveshja mund ta pengojë femrën e parë nga Arabia Saudite që të konkurrojë në Olimpiadë gjatë kësaj jave.

Uodjan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani është regjistruar të premten për të konkurruar në xhudo në kategorinë mbi 78 kilogramë.

Por, babai i saj tha për gazetën “el Watan” se ajo do të konkurrojnë vetëm duke bartur hixhabin, një shami tradicionale myslimane.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e refuzon këtë, duke thënë se kjo është kundër rregullave dhe është shumë e rrezikshme.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka shpenzuar muaj të tërë lobimi për ta bindur Arabinë Saudite që t’i lejojë femrat të konkurrojnë në Olimpiadë.

Në qershor, autoritetet saudite hoqën ndalesën e tyre ndaj femrave që konkurrojnë në Lojërat Olimpike.

Në ekipin saudit përfshihet edhe vrapuesja Sarah Atar.

noa.al/rfe

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania