Kryeministri
Sali
Berisha
LAJME DITE
Tiranë, 31 korrik 2012, NOA- Kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur gjatë përurimit të portalit online gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë shprehu mirënjohje për Komisionin Europian dhe Bankën Botërore, për financimin e bërë.
Berisha tha se ky sistem nënkupton qytetarin në gjykata, publikun në gjykata dhe që çdo qytetar të njihet në çdo qelizë të veprimtarisë së gjyqësorit.
“Kjo përbën një ndihmë të jashtëzakonshme në radhë të parë për ju anëtarët e trupave gjykuese të vendit, kjo përbën një proces i cili do tu ndihmojë ju për të rritur shkallën e përgjegjshmërisë, por do të bëjë që publiku të vlerësojë gjithnjë e më shumë, punën tuaj, seriozitetin tuaj, përgjegjshmërinë tuaj, në zbatim të ligjeve të vendit. Jam i bindur se Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të ketë një sistem ndihme shumë të madhe për të vlerësuar në bazën e meritës secilin gjykatës apo gjykatëse të këtij vendi”, u shpreh Berisha, citon noa.al.
Kryeministri shtoi se ky sistem na ndihmon shumë dhe një nga qëllimet më madhore të Shqipërisë dixhitale për shkëputjen nga një shpurë e prapambetur dhe kapja e niveleve të reja të zhvillimit.
Në këtë kudër kreu i Qeverisë theksoi se Qeveria do bëjë gjithçka në adaptimin e teknologjive të fundit ndërsa uroi që së shpejti edhe ligji për Gjykatën e Lartë të miratohet në parlament.
Lidhur me çështjen e imunitetit Berisha theksoi se, “Ne duhet të ndihemi krenar me kërkesën tonë për heqjen e imunitetit, sepse kjo do na bëjë më transparentë më të barabartë përpara ligjit. Fatkeqësi është se në rast se pushteti pasurohet në mënyrë të paligjshme, heqja e imunitetit nuk synon veçse parandalimin, ndaj të gjitha rasteve që pushteti përdoret për favore dhe për pasurim të paligjshëm”.
Më herët Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se nëpërmjet portalit online në gjyqësor, garantohet shërbim cilësor për qytetarët duke rritur transparencën.
a.y/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: