Kërkohet kthimi i shërbimit ushtarak në Maqedoni
Transmetuar më 02.08.2012 11:45

Parlamenti i Maqedonise

Shkup, 2 gusht 2012, NOA - Në Maqedoni po shqyrtohet mundësia e rikthimit të shërbimit të obliguar ushtarak, edhe pse ky kusht është hequr para gjashtë viteve.

Sipas të përditshmes "Den", Shtabi i përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes rikthimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak. Kjo siç thuhet kërkohet për shkak të sigurimit të kuadrit të nevojshëm dhe për zvogëlimin e mjeteve që po harxhohen në ushtri lidhur me ushtarët e paguar dhe shërbimet e tjera.

Heqja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ndodhi para gjashtë viteve, në kuadër të reformave për ofrimin e vendit në NATO.

Ky propozim i fundit po shqyrtohet me seriozitet në qarqet qeveritare, por edhe në Ministrinë e Mbrojtjes që udhëhiqet nga Fatmir Besimi.

Analisti ushtarak dhe ish-zyrtari i lartë i Armatës së Maqedonisë, Bllagoja Markovski ka deklaruar se me këtë vendim Maqedonia do të kthehej prapa, pasi që ushtrisë që janë pjesë e NATO-s po ecin drejt profesionalizimit të plotë dhe krijimit të një ushtrie moderne profesionale.

noa.al/ina

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania