Hoxhaj uron Poposkin për Ditën e Republikës së Maqedonisë
Transmetuar më 02.08.2012 14:23
Enver Hoxhaj, Nikola Poposki
Prishtinë, 2 gusht 2012, NOA- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki, me rastin e shënimit të 2 Gushtit, Ditës së Republikës së Maqedonisë.

Në letër, Ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ka uruar popullin dhe institucionet e shtetit fqinj, për këtë festë shtetërore.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, të karakterizuara nga bashkëpunimi dhe mbështetja reciproke në shumë fusha, duke shprehur vullnetin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Ne besojmë se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë do të thellohen më tutje”, thuhet ndër të tjera, në letrën e Ministrit Hoxhaj.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania