Vepra e Ndre Mjedës mbledh studiues nga gjithë shqiptaria
Transmetuar më 04.08.2012 04:16
Me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe 75 vjetorit të vdekjes se Mjedës, një qendër muzeore dhe shtatore për poetin

Njëqindvjetori i lindjes së Ndre Mjedës dhe i pavarësisë së shtetit shqiptar kanë bërë bashkë studiues të Qendrës së Studimeve Albanologjike në një aktivitet kushtuar Ndre Mjedës të mbajtur në Kukël, në Shkodër.

Ditën e mërkurë është mbajtur një konferencë shkencore në sallën e konferencave të Komunës Bushat. Fjala e hapjes u mbajt nga drejtori i QSA, Prof. Dr. Ardian Marashi. Pas fjalës së mirëseardhjes nga kryetari i Komunës Bushat, Zef Hila, refereuan Prof. Dr. Zeqirja Neziri, Universiteti i Shkupit: "Malli romantik i Mjedës", Dr. Elinda Ramadani, Universiteti i Shkodrës: “Krijimtaria letrare për fëmijë e Ndre Mjedës”, Prof. as. dr. Mark Marku, Universiteti i Tiranës: “Esencializmi në poezinë e Mjedës”, Prof. as. dr. Begzad Baliu, Universiteti i Prishtinës: ”Rilindja e Mjedës, kërkime në kolanën përgatitur nga Mentor Quku”. Veç të tjerëve mbajtën fjalën e tyre edhe akademik as. Gjovalin Shkurtaj, Tiranë: “Përbashkësia e gjuhës si dëshmi e njësisë së kombit shqiptar në veprat e Mjedës”, prof. dr. Klara Kodra, QSA: “Veçoritë gjinore te veprës se Mjedës", Dr. Tonin Çobani, Tiranë: “Poema “Lissus”, leximi”.

Në seancën e dytë të drejtuar nga Zeqirja Neziri, Gjovalin Shkurtaj, Begzad Baliu referuan: Prof. dr. Alfred Çapaliku, Universiteti i Shkodrës: “Kuartet”, Prof. dr. Shefkije Islamaj, IA Prishtinë: “Mjeda - mjeshtër i gjuhës”, Prof. Asoc. dr. Mustaf Ibrahimi, UEJL Tetovë: "Frazeologjizmat në veprat e Ndre Mjedës", Prof. as. dr. Mimoza Priku, Universiteti i Shkodrës: ”Probleme gjuhësore morfologjike të trajtuara nga Ndre Mjeda”, Dr. Dom Nikë Ukgjini, Instituti Filozofik Teologjik i Shkodrës: “Nga ardhja e Dom Ndre Mjedës në Kukël tek Qendra Muzeologjike”. Mentor Quku, Shkodër: "Mjeda - misionar i Rilindjes", MA. Brikena Smajli, (QSA): "Vështrim krahasues në mes të “La vida es sueno” e Calderon de la Barca-s dhe “Andrra e jetes” të Ndre Mjedës”.

Pardje në kuadër të aktivitetit është promovuar qendra muzeore “Ndre Mjeda” në Kukël. Për këtë është mbajtur ceremonia e bekimit të qendrës nga Kryeipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra. Më pas është organizuar një vizitë në Muzeun “Ndre Mjeda”. Krahas fjalëve të tjera është mbajtur fjala e rastit edhe nga drejtori i Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, Dom Nikë Ukgjini dhe është përuruar shtatorja e Mjedës nga Dom Nikë Ukgjini, Zef Bala (donatori) dhe Ardian Marashi. Për të ka folur edhe autori i shtatores së Mjedës, Sadik Spahiu dhe është ndarë çmimi “Ndre Mjeda” për vitin 2012. Për të pranishmit është shfaqur një program artistik me artistë nga Shkodra, Mirdita dhe zona e Bushatit dhe ka pasur veprimtari shoqëruese si, panairi i librit, i veshjeve dhe i prodhimeve të vendit.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania