Tepër të lodhur nga aktivitetet e ndryshme të ditës dhe mezi prisni të shtriheni në shtrat për t’u qetësuar?
Çdo njëri nga ne ka preferencat e veta për të zgjedhur jastëkun më të rehatshëm për një gjumë sa më të qetë.
Por ka edhe nga ata persona që preferojnë të kenë jastëk të veçantë për të pasur një gjumë sa më të rehatshëm, raporton noa.al.
Në fotografitë e mëposhtme shfaqen modelet më të çuditshme të jastëkëve të cilët janë krijuar enkas për ata persona, që dëshirojnë të kenë këtë objekt tepër të veçantë në shtratin e tyre.Një sugjerim i veçantë është për të gjithë ata që janë adhurues të iPod dhe nuk mund të bëjnë dot pa këtë pajisje, madje edhe kur flenë. Dhe zgjidhja më e mirë është pikërisht ky, jastëku në formën e MP3 ose të iPod.
Gjithashtu ju do të keni mundësinë të dëgjoni edhe muzikën tuaj të preferuar ndërsa vendosni kokën tek ju jastëk, mjafton të shtypni një buton.
Një tjetër propozim interesant është edhe për ata persona që dëshirojnë të kenë jastëkun me vete gjatë gjithë kohës në çfarëdo moment të ditës.
Është pikërisht ky jastëk, i cili lehtësisht ngjitet pas kokës dhe mund të përdoret në çdo aktivitet ditor, madje edhe kur jeni duke udhëtuar me tren ose autobus, librari, avion, etj.
Një propozim tepër interesant është edhe mini-jastëku, i cili në fakt është një unazë e stërmadhe e mbushur me pupla dhe që të krijon rehatinë e nevojshme pikërisht në momentet kur je në zyrë gjatë punës.b.gj/noa.al


Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: