AK protestë në Vlorë: Ndal betonizimit në bregdet
Transmetuar më 05.08.2012 12:36
Vlorë, 5 gusht 2012, NOA- Aleanca Kuq e Zi u ndal në qytetin e Vlorës për të protestuar për sa i përket betonizimit të bregut.

Aktivistë të AK-së u mblodhën pranë zonës së ujit të ftohtë për të kundërshtuar betonizimin e bregdetit Jonian nga pallatet shumëkatëshe.

“Aleanca Kuq e Zi e konsideron bregdetin shqiptar pasuri kombëtare dhe jo private e qeveritare as të Sali Berishës dhe as të sekserëve të tij që sot janë mbuluar me petkun e pushtetit të korruptuar”, u shprehën aktivistët gjatë protestës.

Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi deklaruan se ndërtimi i pallateve shumëkatëshe në afërsi të bregdetit është një akt barbar dhe i pamëshirshëm i pushtetarëve që Shqipërinë e konsiderojnë jo tokën amë por tokën e pasurimit të dhjetë brezave të tyre në kurriz të shqiptarëve të zhytur në krizën ekonomike.

“Aleanca Kuq e Zi denoncon mbështetjet që Sali Berisha i ka dhënë dhe jep ministrave të tij të cilët kanë ndërtuar pallatet përtej limiteve teknike dhe natyrore në bregdetin Jonian më pak se njëqind metra larg detit. Për AK ky fakt nuk është asgjë më shumë se sa prova e mungesës së mëshirës që Sali Berisha ka për pasuritë kombëtare dhe prova jetike se ai lëshon lëvdatat për jugun sepse ka në planin e tij vetëm pastrimin e parave në kurriz të shqiptarëve. Aleanca Kuq e Zi denoncon “orgjinë” e klasës politike shqiptare e cila në qytetin e Vlorës është e prekshme dhe pranishme me prova konkrete ku janë ndërtuar pallate me paratë dhe pushtetin e demokratëve por pa harruar lejen e socialistëve”, u shprehën aktivistët e AK, raporton noa.a.

Aleanca Kuq e Zi u zotua para qytetarëve të Vlorës se duke nisur nga viti 2013 do t’i ktheje publikut bregdetin e Vlorës të marrë peng nga ministrat dhe pinjollët e Kryeministrit.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

lori Postuar me 2012-08-05 06:24:31
Ngriu Vlora mos lejoni njeri te veri dor aty,tju shkaterroijn shtepin tuaj.mos lejoni.Vlora esht juaja,mbroheni dhe me gjak.
lori Postuar me 2012-08-05 06:21:59
Bravo.Po ku jeni o populli i Vlores se bukur,po ngriuni dhe mos lejoni te tallen me ju,dhe tju shemtoijn vloren.Vlora esht e Vlonjateve,dhe mbroheni ate,mos lejoni te ndertohet asgje,gjaku lum le te veij kush e krruan,shtypjani kokat.Duan tju prishin Vloren a e kuptoni kete gje,perzihini me demokrat e socialist.Vlora esht e vlonjateve mos e lini ate ne dor te kriminelavemashtrus.por mbroheni ate sa me shpejt.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania