Rihanna dhe Oprah Winfrey shëtitje në Barbados
Transmetuar më 05.08.2012 17:32
Janë të talentuara dhe tepër të njohura për publikun e gjerë.

Këngëtarja Rihanna së bashku me drejtuesen e famshme televizive Oprah Winfrey janë parë së bashku në një makinë, duke shëtitur në Barbados, raporton noa.al.

“Shikoni kush po më shëtit në vendlindjen time, Barbardos”, shkruante në Twitter, Rihanna për 23.6 milionë ndjekësit e saj.

Oprah po përgatit një intervistë ekskluzive me këngëtaren për shfaqjen e saj të datës 19 gusht.

Të dyja ishin të veshura me fustane ngjyrë jeshile dhe mbanin syze dielli.

Oprah Winfrey është një ndër yjet televizivë më të paguar për programet e saj.

Drejtuesja televizive merr një shumë prej 315.000.000 dollarë në vit, për talk-show e saj shumë të famshëm.

b.gj/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania