Zbulimi shokues, kimioterapia mund të shtojë tumorin
Transmetuar më 07.08.2012 09:39
Foto ilustruese
Seatle, 7 gusht 2012, NOA- Kimioterapia e cila përdorte prej dhjetëra vitesh për të luftuar kancerin, në të vërtetë mund të stimulojë prodhimin e një proteine e cila e bën imun tumorin nga trajtime të tjera.

Zbulimi krejtësisht i papritur u publikua në revistën Nature dhe është produkt i një studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi qelizat e kancerit në prostatë.

Në studimin në fjalë siç informon noa.al, u analizuan efektet e një lloj kimioterapie mbi indet dhe qelizat e mbledhura nga një grup pacientësh të prekur nga tumori në prostatë.

Në vijim u zbuluan dëmtime të mëdha në ADN si dhe në indet dhe qelizat e shëndosha përreth zonës së prekur nga kanceri, ku rezultoi një prodhim i lartë i proteinës WNT16B, proteinë e cila ndihmon në mbijetesën e qelizave tumorale.

Zbulimi shokues tregoi se rritja e WNT16B ndërvepron me qelizat fqinje duke bërë që edhe ato të shëndosha të preken nga sëmundja.

Bashkëautorët e këtij studimi Peter Nelson dhe Fred Hutchinson të Cancer Research Center në Seattle konfirmuan gjithashtu se pacienti i përgjigjet mirë kimioterapive të para, por kur ato përsëriten nuk japin rezultat madje përkeqësojnë.

Studiuesit shtuan se ky zbulim mund të çojë në zbulimin e një antitrupi të WNT16B,

duke mbrojtur qelizat nga tumori dhe duke vrarë ato të sëmura, pasi në të kundërt duhet të zvogëlohen seancat e kimioterapisë, duke u përkeqësuar shëndeti i të sëmurit.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania