LAJME DITE
Prishtinë, 7 gusht 2012, NOA- Policia e Kosovës ka bërë të mundur arrestimin e 11 personave të cilët akuzohen për krim të organizuar.
Në sajë të operacionit të koduar “Unaza”, nga drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore janë identifikuar 22 viktima, të cilat shfrytëzoheshin seksualisht, dhe janë vënë në pranga 11 persona, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar, raporton noa.al.
Hetimi në lidhje me këtë rast ka filluar rreth një vit më parë dhe këto hetime janë kryer me autorizim dhe nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Pas hetimeve intensive, hetuesit kanë siguruar prova dhe dëshmi se 22 viktimat e trafikimit që të gjitha shtetase moldave janë trafikuar dhe janë mbajtur me qëllim të shfrytëzimit për prostitucion nga ana e të dyshuarve.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit të organizuar në vende të ndryshme ka sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 1 armë automatike AK 47, 1 pushkë gjuetie, 1 pistoletë TT, 1 revole 9 mm, 2 karikator me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 53 fishekë të kalibrit 9 mm, 17 fishekë të pistoletës TT, 1 thikë ushtarake, 4 kompjuterë, 4 lap-topa, 12 telefona, 11, 540 euro, 213 dollar si dhe dokumente të ndryshme.
I pranishëm në konferencë ishte dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili vlerësoi punën e policisë.
“Të gjitha këto e rrisin besimin e Policisë së Kosovës. Këto suksese bënë që të ndihmojnë edhe procesin e Liberalizimit të vizave, Integrimit të shtetit të Kosovës në BE si dhe përmirëson imazhin e Kosovës karshi ndërkombëtarëve”, është shprehur ministri.
Të gjithë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtejshme.
b.gj/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: