Foto
ilustruese
LAJME DITE
Madrid, 9 gusht 2012, NOA- Një studim i fundit i shoqërisë spanjolle të mjekëve, Semergen, tregon se gjumi që bëjmë në divan duke parë televizionin, redukton stresin, ndihmon në funksionimin kardiovaskular si dhe përmirëson memorien.
Studimi i Semergen ka përgatitur edhe disa udhëzime për gjithë ata që e ndjekin një praktikë të tillë, ndërsa thuhet se ky gjumë është rutinë dhe nuk zgjat më shumë se gjysëm ore.
Zakonisht pas ngrënies siç informon noa.al, trupi ndjen një ndjesi lodhje e cila e bën të domosdoshëm një pushim të shkurtër.
Mjekët rekomandojnë se gjumi i tepërt pas të ngrënit në divan jo vetëm që nuk ka efekte pozitive por kalon në efekte të dëmshme.
Koordinatori i grupit të studiuesve Enric Zamorano shpjegon se gjumi në divan nuk duhet të zgjasë më tepër se 30 minuta, dhe se ai është gjumi perfekt që e shlodh njeriun.
Sipas tij nëse bihet në një gjumë të thellë, gjithë efektet pozitive fizike dhe psikologjike fshihen dhe efektet e tij kthehen në të kundërt, ndaj kujdes kohën që flini në divan ose kolltuk.
a.y/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: