Sportistet më të bukura të Lojërave Olimpike. Shijojini!(FOTOT)
Transmetuar më 10.08.2012 16:23
Londër, 10 gusht 2012, NOA- E gjithë vëmendje botërore është e përqendruar tek Lojërat Olimpike në Londër.

Ndërsa pjesë e këtyre lojërave janë edhe ato, sportistet botërore të cilat kanë të njëjtin synim, fitoren e medaljes së artë në sportin që ato praktikojnë, raporton noa.al.

Në internet qarkullojnë klasifikime të shumta për më të bukurën e Olimpiadës, por këto sportiste janë disa nga më të preferuarat.

Ndonëse janë pjesë e ushtrimeve sportive ato nuk përplasen me njëra-tjetrën sepse praktikojnë sporte të ndryshme, por kur bëhet fjalë për medaljen për bukurinë femërore, ato janë pa diskutim finalistet e këtyre lojërave.

Tenistja ruse, Sharapova është një ndër më të preferuarat ashtu sikurse edhe bashkëkombësja e saj, Maria Kirilenko.

Rusia e pakënaqur vetëm me bukurinë e Sharapovës ka dërguar në Olimpiadat e këtij viti edhe tenisten nga Moska, Maria Kirilenko.

Sigurisht që në CV-në e saj, ajo nuk ka të njëjtën eksperiencë si kolegia, por në këtë listë qëndron një ekuilibër përzgjedhje mes të dyjave.

Një tjetër sportiste po kaq e bukur sa dhe dy të parat është edhe tenistja nga Sllovakia Daniela Hantuchova. Sigurisht që nuk është e gjatë sa edhe Sharapova, por në planin e bukurisë fizike ajo nuk mbetet pas.

Një tjetër teniste po kaq e bukur pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike është edhe serbja, Ana Ivanoviç.

Ajo jo vetëm që përfaqëson një bukuri ballkanike jo indiferente, por është edhe një ndër sportistet më të pëlqyera.

Italia përfaqësohet nga bukuroshja, Flavia Pennetta, e cila nuk arriti të vijonte më tej garën e saj sepse është eliminuar që në fillim, por tenistja nga Brindizi renditet një ndër femrat më të bukura të këtyre lojërave.

Një tjetër bukuroshe italiane është edhe Elisa di Francisca. Më pas vjen bukuroshja Alejandra Benitez nga Venezuela, si dhe bukuroshja nga Kroacia sportistja Antonja Misura.

Atletja kroate sipas disa klasifikimeve është më e bukura e të gjithë sportisteve atlete pjesëmarrëse në Olimpiadën e Londrës 2012.

b.gj/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania