Plot 189 turistë shqiptarë kanë mbetur në Sharm el Sheikh në Egjipt dhe nuk mund të kthehen në Shqipëri pasi sikundër pohojnë ata, agjencia turistike Pasha Holiday që i dërgoi kishte deklaruar se ajo ka falimentuar.
Eduar Smajlaj, një nga 180 turistët shqiptarë të cilët gjenden aktualisht në Sharm el Sheikh, tha sonte për mediat se ata i kishin bërë paraprakisht pagesat për udhëtimin 10 deri 12 ditor në Sharm el Sheikh dhe kur mbërritën në zonën e njohur turistike, u përballën me situatë krejt të papritur.
“Ne i drejtohemi shtetit shqiptar për një ndihmë sepse ne nuk kemi asnjë ndihmë tjetër”, - tha Smajlaj, një emigrant shqiptar me nënshtetësi angleze, i intervistuar nga Abc News.
Ai pohoi se në mes të 180 turistëve shumica janë familjarë mes tyre gra dhe fëmijë.
“Ne kemi kontaktuar disa herë me kompaninë e fluturimit por nuk kemi ende asnjë zgjidhje”, - tha Smajlaj.
Ai pohoi se për të mbërritur një avion çarter u janë kërkuar 48 mijë euro. Kurse theksoi faktin se gjenden që prej datës 2 gusht dhe ende nuk po arrijnë të kthehen në Shqipëri. Ata kanë mbetur në hotelin që kishin prenotuar për 11 ditë dhe kthimi duhet të ishte më 13 gusht por kanë mësuar se hoteli nuk ishte i paguar.
“Ne jemi të detyruar të paguajmë dhomat dhe ushqimin pasi agjencia nuk i ka kryer asnjë pagesë për ne”, - tha Smajlaj duke shtuar se “unë po flas në emër të 180 turistëve që kanë ngecur në resorin turistik”.
“Mbrëmjen e së premtes në orën 18.00, përfaqësues nga kompania turistike Pasha Holodays na deklaruan se kjo agjenci ka falimentuar”, - tha Smajlaj duke theksuar se pagesa për çift ishte 1450 euro për 11 ditë ku përfshiheshin hotel all inclusive, avion dhe transfertë.
Ndërkohë vetë kompania që sipas turistëve shqiptarë ka falimentuar, nuk ka dhënë ndonjë reagim për media.a.b/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: