Rreth NOA
Transmetuar më 20.04.2010 00:38
NOA - Agjencia Kombëtare e Lajmeve Shqiptare, transmeton online falas, përmes faqes së saj zyrtare të internetit, noa.al si dhe në newsofalbania.net, adresa e dikurshme e NOA (e njohur si News of Albania). Themeluar në vitin 2007, NOA-InfoMedia ndodhet në vitin e shtatë të transmetimit.

NOA është agjenci kombëtare lajmesh që ka si synim të ofrojë informacion të shpejtë dhe të saktë për aktualitetin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Greqi, Itali dhe më gjerë në të gjithë botën. Këtë, NOA e arrin përmes redaktorëve në studio, gazetarëve në terren, korrespondentëve në rrethe, bashkëpunëtorëve në vende të ndryshme dhe pranimit të burimeve zyrtare të institucioneve shtetërore.

NOA është e vetmja në Shqipëri dhe viset shqiptare përtej kufirit, që transmeton 24 orë në 24, për 7 ditë të javës në çdo ditë të vitit.

Gjatë 24 orëve, NOA rifreskohet minutë pas minute me mbi 100 lajme, foto, video dhe produkte të tjera, duke azhornuar rregullisht rubrikat.

Stafi përbëhet nga emra të njohur të medias, me përvojë disavjeçare. Nuk mungojnë dhe të rinj e të reja që kanë pasion misionin e gazetarit.

NOA transmeton pa pagesë në gjuhën shqipe si dhe në anglisht, italisht.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA

Redaksia - Partnerët

Shkabaj, Deutsche Welle, WEBIT, Peace Reporter International, Newsit Greece, INA, TRT...

Parime

NOA bën pjesë në organizata shqiptare dhe ndërkombëtare të gazetarëve. Agjencia pranon dhe zbaton parimet e standardet e tyre, si dhe zbaton Kodin e Etikës të sanksionuar tek NOA.

Në publikimin e informacionit, NOA ka parasysh këta elementë: Paanshmërinë në informacionet e transmetuara. Transmetimin e lajmeve me dy burime, të tjerë, të këshillueshëm.

Shkrimet e publikuara në rubrikën "Opinion", nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të agjencisë së lajmeve NOA.

NOA ndalon në hapësirën e saj transmetuese, diskriminimin dhe përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare.

NOA kontrollon autencitetin e lajmit me qëllim ndalimin e shtrembërimit të së vërtetës.

Në mënyrë të rezervuar, NOA lejon të publikohen lajme të cilat në momentin kur kanë ngjarë apo mësuar kanë mungesa ose pasaktësi që nuk prekin thelbin e lajmit, si mosha, vendndodhja etj. Kjo riparohet duke bërë update (rifreskim) të lajmit, pas mbledhjes së informacioneve që fillimisht mund të ketë qenë e pamundur të siguroheshin.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania