Transmetuar më 13-01-2012, 21:05

“Qeveria e re greke është ankuar lidhur me promovimin e portës së ashtuquajtur triumfale "Maqedonia". Kështu shkruan sot e përditshmja kryesore greke “Kathimerini”.

Ministria e Jashtme e Greqisë ka bërë një reagim lidhur me hapjen e kësaj porte, e cila mban gravura me elemente të historisë greke, duke përfshirë edhe Aleksandrin e Madh, shkruan gazeta.

"Bëhet fjalë për një objekt të njëjtë me atë të Portës Triumfale në Paris, por në këtë në Shkup janë vendosur vizatime të personaliteteve historike, përfshirë edhe luftëtarin grek Aleksandërin e Madh", shkruan Kathimerini.

E përditshmja helene shton se autorja e këtij tempulli Valentina Stefanovska është edhe autore e përmendores gjigande të Aleksandrit të Madh të ashtuquajtur si "Luftëtari në kalë".

Sipas kësaj gazete greke, pala e Shkupit me këto veprime të saj nuk është e interesuar për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit.