Transmetuar më 14-01-2012, 00:24

Dy anije të mëdha gjenden në thellësitë e ujit Ohrit. Për fat të keq, dokumentacion të shkruar nuk ka për të mundur në bazë të dokumentacionit të kemi të dhëna, por ajo që tashmë dihet është se në atë pjesë janë të fundosura dy anije më të mëdha dhe disa barka.

Keshtu pohon Millutin Sekullovski nga klubi i polombarëve “Amfora”, anetaret e se cilës synojnë ta hetojnë e hulumtojnë fundin e Liqenit të Ohrit, në pjesën e Strugës, deri në kufirin me Shqipërinë.

Sipas njohurive tona, – thote Sekullovski, – ato janë fundosur gjatë Luftës së Parë Botërore, me qëllim për të mos u rënë në dorë kundërshtarëve ose të paautorizuarve. Është me interes për ne sepse likacion të tuillë tjetër nuk ka në Liqenin e Ohrit”-është shprehur

Liqeni i Ohrit vazhdimisht hulumtohet nga palombarët e klubit “Amfora” nga Ohri. Deri më tani këto aktivitete hulumtuese kanë qënë të orientuara në rajonin e Ohrit, por tani hulumtimi do të orientohet kah pjesa e liqenit në rajonin e Strugës.

Janë me shumë interes hulumtimet që synojnë ti bëjnë polombarët në lokacionet e shumta në rajonin e Strugës, e sidomos në lokacionin e vendbanimit antic Vrbnik, që sipas njohurive ndodhet ndërmjet Strugës dhe fshatit Kalisht, si dhe anijet e fundosura nga Lufta e Parë Botërore.

Polombarët e klubit “Amfora” shprehen se rajoni i Ohrit është më i përshtatshëm për kredhje, sepse ka një konfiguracion mjaft interesant me thellësi të theksuara, për dallim nga rajoni i Strugës, që ka një fund me konfiguracion më të rrafshtë, që për polombarët nuk paraqet ndonjë interes të theksuar.

Gjatë vitit të kaluar klubi “Amfora” ka realizuar disa projekte sidomos janë të vlefshëm projektet nga fusha e ekologjisë.

Sa i përket hulumtimeve në rajonin e Strugës, nga derdhja e lumit Sateska, e deri në kufirim me Shqipërinë, sipas Sekullovskit, i cituar nga INA, projekti mund të realizohet nëse sigurohen mjete materialo-financiare.

Projekti parasheh hulumtimin e fundit të Liqenit të Ohrit në këtë pjesë të Strugës, në thellësitë prej 8 deri në 10 metra, për të verifikuar gjendjen në këtë pjesë të liqenit, që deri më tani fare nuk është hulumtuar.