Transmetuar më 03-04-2014, 09:17

UKT informon qytetarët e Tiranës se ditën e sotme, rreth orës 03:00 ka ndodhur një avari në linjën kryesore të Selitës në afërsi të Qytetit Studenti.

Për pasojë do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm për; Qytetin Studenti, Sanatoriumin, Vilat Amerikane, Saukun, Kryeministrinë, Pallatin e Kongreseve si dhe për Fabrikën e Birrës “Tirana”.

UKT thotë se ka marrë masa të menjëhershme dhe po punon intensivisht për riparimin e kësaj avarie.

Brenda orës 13-00 të ditës së sotme pritet të normalizohet edhe situata e furnizimit normal me ujë të pijshëm për zonat e mësipërme. /noa.al/