Transmetuar më 07-04-2014, 01:14

Mbi 70 botues do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit i cili nga data 8 mars deri më 14 prill do të mbahet në Arenën e Metropolit në Panairin e Shkupit, në një sipërfaqe prej 3.000 metra katrorësh. Motoja sivjet është "Panairi i librit – panari për dashurinë ndaj fjalës së shkruar".

Në stendat me çmime të panairit do të shiten libra nga botimet më të reja  në Maqedoni dhe botime të përkthyera, të zhanreve të ndryshme, beletristikë, literaturë shkencore, enciklopedi dhe fjalore, libra për fëmijë …

Organizatorët – e Panairit të Shkupit dhe Shoqatat e botuesve dhe librarive të Maqedonis (SHBLM) paralajmëruan pjesëmarrje të botuesve të huaj nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Italia, Suedia dhe Hungaria.

Në shtatë ditë të manifestimit të panairit do të ketë promovime dhe lexime të përditshme në Qendrën promovuese të galerisë në arenën Metropolis.

Në 12 prill SHBLM-ja do t’i ndajë edhe çmimet tradicionale për botimin më të mirë midis dy panaireve, librin më të shitur në panair dhe çmimin për bibliotekarin më të mirë  të vitit në Maqedoni.

Gjatë panarit do të organizohet edhe fushata e "Facebook"-ut me temë "Dërgo mesazh dashurie lidhur me librin dhe fjalën e shkurar në Facebook në Panairin e Shkupit dhe fito libër!

Organizatorët presin vizitueshmëri të madhe duke marrë parasysh çmimin simbolik të hyrjes prej 30 dhe 20 denarësh për vizita në grupe. Me rreth 40.000 vizitorë, Panairi i Librit renditet i dyti sipas atraktivitetit si manifestim  panairi, pas Panairit të mobiljeve, i cili është më i vizituari.