Transmetuar më 08-02-2015, 16:52

Fotografia e shkrepur disa muaj më parë u bë virale dhe nisi të pushtojë rrjetin, duke i dhënë famën që nuk e priste aspak, të cilësuarit si “krimineli më seksi në botë”, Jeremy Meeks.

Pasi fotoja e tij u publikua në profilin zyrtar në rrjetin social Facebbok të departamentit të Stockton, në Kaliforni, 30 vjeçari Jeremy Meeks nisi të bëhej tepër i famshëm dhe foto e videot e tij filluan të qarkullonin në një pjesë të madhe të profileve, duke bërë që krimineli të fitojë shumë fansa.

Tani, për djaloshin bukurosh, me sa duket, ka ardhur momenti që të paguajë hesapet me drejtësinë. Gjykata ka dënuar Jeremy Meeks me 27 muaj burg, pasi ka kryer vjedhje me armë.

Vitin e kaluar u përhapën njoftime nga mediat amerikane se i burgosuri bukurosh ishte ekzekutuar nga gruaja e tij. /a.s/noa.al

Vritet i burgosuri i bukur? Ja lajmi i rremë i përhapur në internet