Transmetuar më 10-05-2015, 18:39

Takimet e drekës në Serinë A dhanë këto rezultate: Kievo-Verona 2-2, Çezena-Sasuolo 2-3, Palermo-Atalanta 2-3 dhe Udineze-Sampdoria 1-4.

Në Serinë A italiane po zhvillohen momentalisht dy ndeshjet Empoli-Fiorentina dhe Parma-Napoli, që transmetohen në kanalet e Supersport.

Në mbrëmje zhvillohet sfida Lacio-Inter.

Java nis dje me Juventus-Kaljari 1-1 dhe Milan-Roma 2-1.

Cesena bie nga Seria A, Sampdoria ecën drejt Europës

40 minuta mjaftuan për të përcaktuar derbin e Veronës, me dy skuadrat veroneze që barazuan 2-2 mes tyre në një ndeshje spektakolare në pjesën e parë të lojës. Në Bentegodi, Chievo dhe Verona të qeta në klasifikim luajtën të cliruara nga presioni përballë njëra-tjetrës duke dhuruar një derbi emocionues mes tyre, që në pjesën e parë dhuroi gola dhe të në dytën raste pa fund. Që në minutën e 9-të, Paloschi I dha epërsinë Chievos duke shfrytëzuar një assist të Pellisier. Verona megjithatë reagoi shpejt dhe në të 20-tën barazoi me Gomezin. 6 minuta më pas Luca Toni shënoi dhe të dytin, duke finalizuar në rrjetë një gol tipik të tijin. Gjithsesi para pushimit nga pika e bardhë Sergio Pellisier, riktheu ndeshjen në baraspeshë.

Në pjesën e dytë dy ekipet krijuan shumë raste por pa mundur t’I konkretizojnë dot ato duke ndarë në fund nga një pikë. Sampdoria hodhi një hap të rëndësishëm në garën për Europën duke mundur 4-1 në transfertë Udinesen. Soriano ishte heroi I ndeshjes, teksa fillimisht shënoi në minutën e 25-të, ndërsa në të 62-tën sulmuesi mik realizoi dhe të dytin. Në të 80-tën, Acquah vendosi në kasafortë 3 pikët me golin e 3-të, kurse i katërti u realizua nga Duncan. Për Udinesen golin e vetëm të ndeshjes e shënoi nga pika e bardhë Di Natale. Atalanta hodhi një hap të rëndësishëm drejt shpëtimit pasi mundi 3-2 Palermon, ku Ujkani luajti titullar. Baseli, Gomez dhe një autogol I Andelkovic I dhanë suksesin bergamaskëve, ndërsa vendasit humbën dhe një 11-metërsh në pjesën e dytë. Ndërkaq Cesena bëhet ekipi i dytë që bie nga Seria A pas Parmës. Deçizive për ekipin romanjol ishte distafa 2-3 në shtëpi me Sassuolon rezultat që erdhi me përmbysje pas në pjesën e parë po fitonin 2-0 dhe nuk arritën të ruanin kryesimin.