Transmetuar më 03-01-2016, 17:48

Kombëtarja shqiptare, e cila bëri histori në sport vitin e kaluar me hyrjen në Kampionatin Evropian, do të përpiqet që të shfaqet në syrin e Europës, një skuadër e fortë me të gjithë vlerat e saj.

Gianni de Biasi, trajneri i kuqezinjve, tha gjatë një intervistë për gazetën "Messagero Veneto" në Itali, se kualifikimi ishte një arritje e rëndësishme dhe e paparashikueshme.

I pyetur lidhur me objektivin në Europian, De Biazi u përgjigj me shprehjen: “Do ta shesim shtrenjtë lëkurën”. Trajneri i Kombëtares shqiptare e cilëson si armën më të fortë të ekipit, patriotizmin.

Ai vlerësoi futbollistët e ekipit duke ia rekomanduar ata skuadrave italiane. Veç Manaj ai sheh si të vlefshëm për Serie A, edhe Milot Rashica, që luan tek Vitesse, si dhe Liridon Latifin e Skënderbeut.

De Biazi vuri në dukje gjatë intervistës edhe mungesën e infrastrukturës në futbollin shqiptar. /j.ç/noa.al