Transmetuar më 06-06-2016, 14:18

Gjiganti gjerman, Audi, ka shpalosur modelet e reja A5 dhe S5 në Gjermani. “Kemi më shumë performancë dhe efikasitet më të lartë, më shumë hapësirë dhe specifikat sjellin këto modele në nivelin e automobilave luksozë”, ka thënë Rupert Studler, drejtori i Audit.

Audi A5 vjen në pesë lloje motorësh në Evropë, por nuk janë treguar detaje të shumta për modelin.

Ndërsa për modelin S5, vetura e re vjen me motor 3.0-litërsh V6 me 354 kuaj fuqi. Sprintin prej 0 në 100 kilometra në orë, Audi i ri e arrin për vetëm 4.7 sekonda.

Mund të zgjidhet edhe modelet me motor 2.0-litërsh TFSI me 188 kuaj fuqi, shkruan ‘Ina’.

Makinat e reja dalin në shitje në vjeshtë me një çmim prej më shumë se 40 mijë euro.