Transmetuar më 02-08-2016, 19:12

Të hash nga pak gjatë ditës ndihmon të menaxhoni peshën në mënyra të ndryshme. Të ngrënit shpesh ndihmon për të mbajtur sheqerin në gjak të qëndrueshëm, që do të thotë se nuk do të hani më tepër se sa duhet.

Pa përmendur që duke shtuar proteina në vaktet tuaja, e mbani metabolizmin në nivele të lartë, gjë që, nga ana tjetër ndihmon për të djegur më tepër kalori përgjatë ditës.

Sipas revistës Shije, ushqimet e mëposhtme janë një zgjedhje shumë e mirë për t’i konsumuar ndërmjet vakteve.

Parfe Kosi

Kosi me pak yndyrë ose pa yndyrë, sipër të cilit kemi hedhur manaferra të freskëta apo bajame është një mini vakt i shpejtë me shumë proteina. Ju mund ta konsumoni kosin edhe me një lugë çaji mjaltë. Është i shijshëm, përmban kalori dhe është gjithashtu i ushqyeshëm.

Djathë i butë në formë gjize

Ky lloj djathi i butë pa shumë yndyrë është shumë i shëndetshëm. Mund ta shoqëroni me copa frutash për të marrë me tepër fibra, si dhe me karbohidrate të shëndetshme.

Gjalpë kikiriku në banane ose mollë

A e dini se një porcion i regullt gjalpë kikirkut është sa madhësia e një topi golfi? Është mirë të konsumoni gjalpë kikiriku brenda kufijve të 2 lugëve gjellë. Shpërndajeni mbi një banane ose në mollë për të shtuar shijen, si dhe fibrat që merrni.

Djathë në pako të vogla

Shiritat e djathit dhe dhe djathrat e paketuar në porcione individuale mund t’i merrni lehtësisht me vete dhe t’i hani ndërmjet vakteve. Kështu do të merrni protein dhe kalori në mënyrë të shpejtë. Nuk ka nevojë as që të shqetësoheni për thërrimet e mundshme në çantën tuaj. Vetëm mos harroni se ky ushqim nuk mund të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë frigoriferit.

Fara soje me lëvozhgë

Farat e sojës të gjelbra (ende në lëvozhgë) përmbajnë një sasi të mirë fibrash dhe proteina. Ato duan kohë për t’u ngrënë, kështu që iu detyrojnë të hani me ngadalë.

Qumësht me çokollatë me pak yndyrë

Qumështi me çokollatë është një zgjedhje e përsosur shumë e shijshme. Ai ka veç kësaj dhe vetinë e shërimit të muskujve, të themi pasi jeni lodhur nga stërvitja.