Transmetuar më 09-10-2016, 20:43

Bosi i AMG ka bërë të ditur se Mercedes është duke punuar edhe një tjetër super veturë elektrike.

Hypercar R50 nuk është i vetmi model në rrugë.

Vetëm pak ditë pasi ka dalë lajmi për R50, shefi i AMG, ka bërë të ditur se nën-marka për automjete elektrike, nuk do të ndalet me kaq.

Shumë automjete elektrike nga kjo marka e Mercedes pritet të dalin në qarkullim deri në vitin 2020.

E gjithë kjo, për shkak të konkurences të madhe nga veturat elektrike të Tesla-s dhe markave të tjera, të cilat kanë filluar të ndërtojnë super vetura të së ardhmes.

Mercedes është ndër markat më të njohura në botë dhe priten që veturat e saj të jenë supermodele.