Transmetuar më 25-10-2016, 18:10

E vetmja gjë më e mirë se pushimet në Itali, janë pushimet falas në Itali. Falë projektit të quajtur “Java e shkëmbimit”, një gjë e tillë tashmë është e mundur.

Nga data 14 nëntor deri më 20 nëntor, mijëra hotele të vogla do të ofrojnë akomodim falas, në këmbim të shërbimeve ose të mirave si konsulencë për rrjetet sociale, mobilje antike, mbledhje ullinjsh, kurse muzike, kopshtari etj.

Kjo iniciativë është bërë me qëllim për të promovuar biznese të tilla të vogla “bed&breakfast” dhe vitin e kaluar, ka qenë një sukses i vërtetë me rreth 10.000 kërkesa. Hotele të vogla nga Riomaggiore në Cinque Terre e deri në Lombardi, në veri të Siçilisë, janë pjesëmarrëse në programin e këtij viti.

Të interesuarit mjafton të regjistrohen në website-in “Barter Week” dhe të përzgjedhin rajonin gjeografik në të cilin dëshirojnë të qëndrojnë dhe të shohin alternativat. Pasi kësaj, mund të dërgoni propozimet tuaja në lidhje me gjërat që keni për të ofruar ose të shihni listën e asaj çka pronarët e hoteleve dëshirojnë.