Transmetuar më 24-11-2016, 00:26
Përbërësit:
400 gr linguini,
1 filxhan bizele të ngrira,
200 ml pana,
1/2 limon i grirë,
1 limon i shtrydhur,
5 feta Milano
Përgatitja:
Gatuani linguinet sipas udhëzimeve, duke i shtuar në 2 minutat e fundit të gatimit bizelet.
Kullojini linguinet dhe vendosini në tigan duke i shtuar panën, limonin e grirë dhe lëngun e limonit.
Servireni në pjatë, me copa proshute përsipër.