Përbërësit: • 250 ml rikota • 2 salçiçe (Tradita, Mozaik ose Pikante) • 180gr bizele të grira • 120 gr djathë mocarela i grirë • Brumë pice • 240 gr salcë e ngrohtë, (domate, qepë dhe erëza)
Përgatitja: 1.Ngrohni furrën me 150 gradë, në një tas mesatar, përzieni rikotën, salsiçet (Tradita, Mozaik ose Pikante), bizelet e ngrira dhe mocarelën.
Spërkateni tavën me pak vaj gatimi, dhe hapeni brumin në formë drejtkëndore. Prite brumin për së gjati në gjysmë dhe formoni 4 pjesë drejtkëndore.
2.Vendoseni 1/4 e mbushjes në njërën nga format drejtkëndore dhe pastaj mbuloje me pjesën tjetër të brumit duke i mbyllur anët.
Përsëriteni të njëjtin veprim me pjesët e tjera të brumit dhe mbushjes.
Piqini kalzonet për 25 minuta ose derisa të marrin ngjyrë të artë përsipër.
Shërbejeni me salcë.