Transmetuar më 12-12-2016, 00:02

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në orën 22:35, BDI-ja ka fituar 38.085 vota, BESA 23.049, Aleanca për Shqiptarët 15,261, ndërsa PDSH-ja 13.650 vota.

VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" kanë fituar 229.428 vota, LSDM-ja dhe Koalicioni "Për jetë në Maqedoni" 206.075 vota, "VMRO për Maqeodninë" 11.421, E Majta 4.575, KND Blloku i tretë 4.394, Partia Liberale 1.742 dhe PPD – 496 vota.

KSHZ-ja në mënyrë të vazhdueshme i publikon të dhënat e dërguara në mënyrë elektronike nga komisionet zgjedhore komunale.

Pas mesnatës pritet që KSHZ-ja të dalë në konferencë për shtyp me rezultatet e para nga zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare. 

Mbyllen zgjedhjet në Maqedoni,pjesëmarrje e lartë në votime