Transmetuar më 15-12-2016, 14:01

Nintendo do të nxjerrë Super Mario Run për iPhone dhe iPad duke nisur nga dita e sotme, me një kosto shkarkimi prej 7.99 paund. Loja është paraqitja e parë e një karakteri të famshëm të Nintendos për smartphone.

Ajo vjen pas suksesit të lojës Pokemon Go, që pjesërisht zotërohet nga Nintendo dhe ka qenë mjaft e përdorur këtë vit. Super Mario Run u anonçua me pompozitet gjatë prezantimit të iPhone 7 në shtator, bashkë me legjendën e Nintendos, Shigeru Miyamoto.

Me një stil si Temple Run, Super Mario Run i çon lojtërat në një udhëtim nga e majta në të djathtë përgjatë ekranit, duke mbledhur monedha e duke kërcyer mbi armikun. Për momentin loja është publikuar vetëm për pajisjet iOS, që do të thotë që përdoruesit e Android do të duhet ende të lozin me Pokemon Go.