Transmetuar më 02-01-2017, 17:34

Fotografia e Jeremy Meeks e publikuar në internet disa kohë më parë, bëri bujë në mbarë botën, pasi më pas u konsiderua si një nga djemtë më të pashëm në burg.

Pas daljes nga burgu ai pati shumë oferta pune nga kompani modelingu edhe pse ishte me të shkuar kriminale.

Sot 32-vjeçari ka një vilë përrallore dhe sapo ka blerë një “Maserati” me vlerë 150 mijë dollarë.

Në rrjetet sociale “Snapchat” dhe “Instagram”, si dhe te faqja me afro 500 mije fansa në Facebook, ai u tregon fansave të tij për jetën luksoze që po bën dhe kjo falë burgut. /noa.al/ 

Kur arrestohej Xheremi

Një foto e bërë nga policia e Kalifornisë së Veriut së një burri të arrestuar për armëmbajtje pa leje, ka marrë më shumë se 33 mijë pëlqime dhe mijëra komente sepse djali që paraqitej në të ishte shumë simpatik.

Jeremy Meeks, 30 vjeç, i dënuar më parë, u arrestua të mërkurën për akuza që lidheshin me armëmbajtje dhe anëtarësi në një bandë gangsterësh.

Asnjë foto arrestimi nuk ka nxitur kaq shumë efekt pozitiv që nga krijimi i faqes së policisë në Facebook në vitin 2012.

Fotoja e kriminelit ka marrë 33 mijë pëlqime, 10.400 komente dhe 3.300 shpërndarje.

“Jam e dashuruar me një kriminel!” ka bërë dikush shaka. Edhe pse ai është konsideruar si një nga kriminelët më të dhunshëm në zonën e banesës së tij, bukuroshi 30-vjeçar po bën xhiron në botën virtuale, ku është bërë objekt i foto-shakave të quajtura “meme”.

Poor orët e fundit, një video që gjeni më poshtë u publikua duke nxjerrë faktin se Jeremy është i martuar. Reagimet në rrjete sociale, zhgënjyese: Ai qenka i martuar, nuk kemi më shpresa! Për më tepër dolën dhe fotot me djalin e tij që i gjeni më poshtë ashtu si dhe foto me bashkëshorten.