Transmetuar më 06-01-2017, 10:56

Kreu i bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, është nderuar nga presidenti amerikan Barak Obama, me çmimin “Lider botëror për paqe”.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj tha se ndjehet i nderuar për këtë çmim.

"Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që egërsia me të cilën na godet terrorizmi në shkallë botërore pavarësisht duarve që ai përdor nuk mund të luftohet vetëm me konferenca e slogane. Duhet të konsolidojmë institucionet e solidaritetit brenda familjes, brenda dashurisë së njëri-tjetrit, duke vlerësuar diversitetin si shtytje për të ecur përpara dhe jo për tu hakmarrë ndaj njëri-tjetrit”, tha ai gjatë një aktivitetit të organizuar në Kryegjyshatë.

Vlerësimi ndaj tij u dha nën argumentin se mesazhi që po përhapet nga komuniteti bektashian dhe nga Baba Mondi është mesazhi i paqes dhe harmonisë.

Çmimi për Baba Edmond Brahimaj ishte një iniciativë e misionit diplomatik për paqe dhe prosperitet zyra qendrore në Tiranë në bashkëpunim me shqiptarët që jetojnë në SHBA.