Transmetuar më 08-01-2017, 18:02

Deklaratës së deputetit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi se më mirë do të kishte pranuar të vdesë se sa të futej në koalicion me BDI-në, iu është kundërpërgjigjur me një status në Facebook, njëri nga simpatizantët e BDI-së, Refet Kamberi.

Ai madje nuk ka hezituar të kërcënojë me vdekje në mënyrë publike deputetin Afrim Gashi.

“Me qenë mes dilemës të vdesësh apo të jetosh…pa mëdyshje kisha vendosur të të jap një plumb në ballë dhe një në gjunjë..selam Afrim Gash m…”, kështu ka shkruar Refet Kamberi.

Konstatimi për simpatitë e tij ndaj BDI-së, vërehet qartë edhe nga fotot e tij në Facebook me funksionarët e BDI-së, dhe kreun e saj Ali Ahmeti, shkruan sot Almakos.