Transmetuar më 17-01-2017, 08:31

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në liri me kusht në Francë, nëpërmjet një video ka dhënë një mesazh për mbështetësit e tij.

“Desha me ju falenderu të gjithëve, para se me shku, se shpresojmë se do ndodhë se s’ka ku me shku më”, thotë ai.

Ish- kryeministri i Kosovës do të duhet të paraqitet dy herë në javë pranë autoriteteve franceze dhe nuk mund të largohet nga shteti ku u ndalua.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte.

Gjithsesi ai është pajisur me vizë nga ambasada amerikane ku pritet të jetë i pranishëm në inaugurimin e presidentit të ri Donald Trump./a.y/noa.al